Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Balla nga Elbasani: Meta të sqarojë nëse është ai apo Basha, kryetar i opozitës

Nga A2 CNN
10 Tetor 2020, 14:59 | Politikë
Balla nga Elbasani: Meta të sqarojë nëse është ai apo

Drejtuesi politik i PS-së, Taulant Balla, iu përgjigj nga Elbasani interesimit të gazetarëve në lidhje me situatën politike në vend. Sipas tij, presidenti nuk përfaqëson më unitetin e vendit, por interesat politike. Ai i kërkoi kreut të shtetit që të sqarojë nëse është ai apo Basha, kryetar i opozitës, që do të kenë përballë në zgjedhjet e ardhshme.

“LSI në Elbasan nuk ka më, ka qenë një strukturë e mbartur për arsye që lidhen me marrëdhënien e saj me pushtetin dhe kur LSI s’ka pushtet, LSI nuk ekziston. Ne, për fat të keq, kemi një President Republike që nuk përfaqëson më unitetin e vendit. Ai do të qëndrojë në detyrë se bën mirë pjesën politike dhe jo kushtetuese.

Është ai kryetar i LSI apo Monika? Të sqarojë me Bashën, nëse është Basha kreu i opozitës apo Meta dhe pastaj ne të dimë se kush nga këta do të udhëheqë opozitën në humbjen e radhës. Këtu në Elbasan dihet se çfarë e pret opozitën.

Ne nuk kemi kundërshtarë as Ilirin, as Saliun, as Monikën e Lulin, por detyrën për të përmirësuar shërbimin publik ndaj qytetarëve”, deklaroi Balla.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani