Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Braçe paralajmëron drejtorët nga Elbasani: Kush nuk u shërben qytetarëve të largohet vetë nga detyra

Nga A2 CNN
10 Tetor 2020, 11:47 | Politikë
Braçe paralajmëron drejtorët nga Elbasani: Kush nuk u

Zëvendëskryeministri, Erion Braçe, ka paralajmëruar nga Elbasani drejtuesit e drejtorive dhe nëpunësit që kushdo që nuk kryen detyrën dhe nuk është në krah të qytetarit, të largohet. Sipas tij, nuk duhet pritur që rastet e problemeve qytetare të transmetohen në emisione investigative për t'u dhënë zgjidhje.

“Kush nuk kryen detyrën konform ligjit, në krah të qytetarit të largohet vetë nga detyra. Qytetari në plan të parë. S’kemi pse presim rastet e problemeve të qytetarëve, që transmetohen në emisione investigative, për t’iu dhënë zgjidhje. Ju jeni aty për ta. T’i dëgjoni edhe t’i shërbeni duke ia zgjidhur çdo problem”.

Ndërkohë, kreu i grupit socialist, Taulant Balla, i cili ishte i pranishëm në prezantimin e prefektit të ri, Klevis Xhoxhi, duke folur për ngjarjet kriminale të ndodhura, së fundi, në Elbasan deklaroi se goditja e grupeve kriminale do të vazhdojë.

“Rezultatet e policisë për zbardhjen e ngjarjeve krimiinale ishin të shkëlqyera. Goditja e grupeve kriminale do të vazhdojë. Grupet duhen shkatërruar dhe s’ka më asnjë diskutim”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë