F1/ Bottas i rrëmben “pole position” Hamiltonit, “zgjohet” Ferrari

bottas 600x338

Valtteri Bottas do të niset nga vendi i parë, nesër, në Çmimin e Madh Eifel. Piloti i Mercedesit u tregua 265 të mijtat më i shpejtë sesa shoku i tij i skuadrës, Lewis Hamilton, ndërsa nga vendi i tretë do të niset Max Verstappen, me Red Bull.

Paraqitje e mirë për Ferrarin, me Charles Leclerc që regjistroi kohën e katërt më të shpejtë në provat zyrtare, duke lënë pas Red Bullin e Albon dhe dy makinat Renault ë Daniel Ricciardo dhe Esteban Ocon.

Vetëm në vend të 11 Ferrari i Sebastian Vettel.