Greva e naftëtarëve, familjarët bllokojnë rrugën në Ballsh

MB NAFTETARET frame 72 1100x620

Prej 13 ditësh, naftëtarët e Ballshit vijojnë të qëndrojne të ngujuar në grevë urie, ndërsa po mbështeten me protestat edhe nga familjarë të tyre dhe naftëtarë të tjerë.

Ditën e sotme, ata kanë bllokuar rrugën kryesore të Ballshit, duke lajmëruar përshkallëzim të protestave dhe duke u bërë thirrje edhe qytetarëve të tjerë t’u bashkohen.

Nga godina e mbyllur me dryn, ku vijon greva e urisë, kreu i sindikatës, Sokol Dautaj, tha se naftëtarët grevistë nuk do të heqin dorë, derisa të marrin djersën e tyre. Naftëtarët kërkojnë pagat e prapambetura dhe rifillimin e punës në uzinë.