Identifikohen 13 klandestinë të tjerë në Elbasan, arrestohet drejtuesi 20-vjeçar i mjetit

emigrantet 1100x620
Pamje arkivi

Pas 78 klandestinëve të gjetur në një kamion në aksin Korçë-Pogradec, 13 të tjerë janë identifikuar në afërsi të Elbasanit.

Emigrantët janë gjetur në fshatin Mengël të Elbasanit, në mjetin e drejtuar nga një 20-vjeçar me inicialet F.K., banues në Elbasan.

Personi nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për të ndaluar dhe në tentativë për t’u larguar ka braktisur mjetin e tij, por është kapur nga shërbimet e Policisë.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik “.