Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Identifikohen 13 klandestinë të tjerë në Elbasan, arrestohet drejtuesi 20-vjeçar i mjetit

Nga A2 CNN
10 Tetor 2020, 12:28 | Kronikë
Identifikohen 13 klandestinë të tjerë në Elbasan, arrestohet

Pas 78 klandestinëve të gjetur në një kamion në aksin Korçë-Pogradec, 13 të tjerë janë identifikuar në afërsi të Elbasanit.

Emigrantët janë gjetur në fshatin Mengël të Elbasanit, në mjetin e drejtuar nga një 20-vjeçar me inicialet F.K., banues në Elbasan.

Personi nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për të ndaluar dhe në tentativë për t'u larguar ka braktisur mjetin e tij, por është kapur nga shërbimet e Policisë.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprat penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit" dhe "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik ".

https://a2news.com/2020/10/10/u-kapen-me-78-klandestine-ne-kamion-arrestohen-4-persona/

A2 CNN Livestream

Dita jonë