Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

“Jam i dëmtuar që nga ndeshja Moldavi-Kosovë”, Rashica sqaron mungesën e tij ndaj Maqedonisë së Veriut

Nga A2 CNN
10 Tetor 2020, 20:07 | Futboll
“Jam i dëmtuar që nga ndeshja Moldavi-Kosovë”,

Milot Rashica ka sqaruar mungesën e tij në ndeshjen që Kosova luajti kundër Maqedonisë së Veriut.

Sulmuesi i Kosovës ishte një nga mungesat e rëndësishme në këtë ndeshje, së bashku me Muriqin dhe Rrahmanin, dhe shprehet se e ndjeu detyrim të jepte sqarime duke u nisur nga kritikat ndaj tij për mosprezencën në ndeshjen më të rëndësishme të Kosovës.

“Që nga ndeshja “Moldavi-Kosovë”, ku kam pësuar lëndim në gju, nuk jam stërvitur as edhe një herë të vetme bashkë me ekipin (5 javë) dhe kam munguar në 4 ndeshjet e para zyrtare të sezonit të ri. Dhe përveç dhimbjes në gju, kam qenë dhe jam larg me përgatitje fizike”, shkruan Rashica në Facebook dhe Instagram.

Postimi i plotë i Milot Rashicës në rrjetet sociale:

Të gjithë e kemi ditur rëndësinë e ndeshjës kundër Maqedonisë së Veriut dhe deshira ka qenë shum e madhe që të jem bashk me grupin se dhe per mua personalisht do të ishte ndeshja më e rëndësishme deri tani ne jetën time, por që nga ndeshja “Moldavi-Kosovë” ku kam pësuar lëndim ne gju, nuk kam stervitur as edhe nje her te vetme bashk me ekipin(Afer 5 javë) dhe kam munguar ne 4 ndeshjet e para zyrtare te sezonit te ri. Dhe përveq dhimbjes ne gju kam qenë dhe jam larg me pregaditje fizike per qka edhe nuk kisha mundur ta jap kontributin tim ne at ndeshje.
Ndjeva obligim që ta bëjë ket sqarim pasi pash reagimin e njerzve.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani