Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Kombëtarja, seancë e lehtë stërvitore në prag të sfidës ndaj Kazakistanit

Nga A2 CNN
10 Tetor 2020, 17:21 | Futboll
Kombëtarja, seancë e lehtë stërvitore në prag të

Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar mëngjesin e së shtunës një seancë të lehtë stërvitore në Almati të Kazakistanit, në prag të ndeshjes së Nations League ndaj vendasve.

Nën drejtimin e trajnerit Edoardo Reja, i cili e festoi ditëlindjen në fushë duke stërvitur ekipin, kuqezinjtë zbarkuan në qendrën stërvitore të klubit FC Kairat, ku zhvilluan seancën e radhës.

Lojtarët kanë bërë më shumë ushtrime me topin dhe pak ngarkesë fizike.

Gjendja e skuadrës është e mirë dhe të gjithë lojtarët janë të gatshëm për ndeshjen e së dielës.
Programi i kuqezinjve vazhdon me stërvitjen zyrtare para ndeshjes, që do të zhvillohet pasditen e së shtunës.

A2 CNN Livestream

Dita jonë