Koronavirusi, Rama: Numrat po rriten, të parandalojmë me çdo kusht karantinën

as5k2 277 frame 1495 1100x620

Kryeministri, Rama, në një konferencë të përbashkët për shtyp me ministren, Manastirliu, për situatën e koronavirusit në vendin tonë, theksoi se ajo që duhet parandaluar me çdo kusht është karantina e përgjithshme, duke pasur parasysh rritjen e të prekurve. Për kreun e qeverisë një karantinë e përgjithshme do të ishte tejet e vështirë për vendin, ekonominë e shumë familjeve dhe për shtetin.

“Situata në Europë e më gjerë ka filluar të bëhet shqetësuese. Ishte diçka e parashikuar që me ardhjen e vjeshtës numrat do të rriteshin, por nëse në disa vende po rikthehen masat shtrënguese dhe kërcënimi i një karantine të përgjithshme, ajo që ne duhet të të parandojmë me çdo kusht është një karantinë e përgjithshme, pasi do të ishte tejet e vështirë për vendin, ekonominë e shumë familjeve dhe për shtetin”.

Kryeministri theksoi se në fazën e parë përforcuam sistemin mbrojtës në vijën e parë.

“Në fazën e parë ia dolëm me sukses dhe të përforcojmë sistemin tonë mbrojtës në vijën e parë.

Kemi urgjencë kombëtare në lartësinë e detyrës dhe e trajnuar, 36 ambulanca të specializuara në proces mbërritje.

Situata në vend është larg të qenit që mund ta ndjekim të pashqetësuar edhe pse nuk është, sot, në kushtet kur kemi një shqetësim.

Para dy ditësh, është shënuar dita me numrin më të lartë të infektimeve në botë. Ne kemi punuar në mënyrë intensive”.