Makina përplas këmbësorin, ndërron jetë 70-vjeçari

aksident ok 1100x620

Policia e Durrësit ka njoftuar se ditën e sotme, rreth orës 15:35, në Rromanat të Durrësit, një makinë ka përplasur për vdekje një këmbësor 70-vjeçar.

“Shtetasi K.I., 41 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Fiat”, ka aksidentuar një shtetas këmbësor ende të paidentifikuar, i seksit mashkull, rreth 70 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë”, lexohet në komunikatën e policisë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.