Mbyllen baret dhe restorantet, kamarierët skocezë “sulmojnë” Parlamentin me kuba akulli

Punonjësit e bareve dhe restoranteve në Skoci kanë hedhur një grumbull të madh me kuba akulli jashtë Parlamentit të Skocisë, në formë proteste për rimbylljen e tyre në kuadër të masave kundër koronavirusit.

Qeveria skoceze ka vendosur mbylljen e bareve, restoranteve dhe pub-eve deri në 25 tetor, duke i lejuar që t’i shërbejnë vetëm njerëzve që duan të marrin me vete ushqimin apo pijet.

“Nuk e dimë se çfarë do të bëhet me ne. E kemi kaluar keq valën e parë pasi nuk punuam, tani prapë na mbyllën. A do të punojmë për Krishtlindje dhe Vitin e Ri? Nuk dimë gjë fare”, tha një punonjëse restoranti.