Meta nga Kopliku: Rama po vë në diskutim sovranitetin e Kosovës

10 TETOR META JASHTE frame 1259 1100x620

Presidenti Meta, akuzoi kryeministrin Rama, se po vë në diskutim sovrantitetin e Kosovës me deklaratat e telekomanduara në parlamentin e Kosovës për një president të pavarur.

A ka ndryshuar programi i PS-së? Pse vënë në diskutim sovranitetin e Kosovës me deklaratat e telekomanduara të tij në Kuvendin e Kosovës se do të kemi në pak vite një president të përbashkët, që do të thotë se nuk do të ketë më Kosovë të pavarur.

Kreu i Shtetit kërkon të dijë nga Rama se kush ia kërkoi që të hedhë në gjyq ish- kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.

“Pse hodhën në gjyq kryeministrin e Kosovës? Kush ua kërkoi dhe pasi e hodhën në gjyq tërhiqen. Ishin socialistët që patën një rol historik për pavarësinë dhe çlirimin e Kosovës dhe përballimin e krizës humanitare të genocidit millosheviçian”.