Nations League/ Spanja fiton dhe ruan vendin e parë në grup, Gjermania merr fitore të vlefshme në Kiev

spanja 1100x620

Spanja ka mundur 1-0 Zvicrën dhe ruan kështu vendin e parë në grupin ku bëjnë pjesë edhe Gjermania dhe Ukraina.

Skuadrës së drejtuar nga Luis Enrique i mjaftoi vetëm një gol i Mikel Oyarzabal në pjesën e parë për të marrë 3 pikët e radhës dhe për ta parë veten në kryesim me 7 pikë.

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Gjermania fitoi 1-2 në transfertë ndaj Ukrainës. Gjermanët shënuan me Ginter në minutën e 20 të pjesës së parë dhe me Goretzka në minutën e 49.

Për ukrainasit ngushtoi diferencën e golave Malinovsky me 11-metërsh, në minutën e 77.

Pas 3 ndeshjeve të grupit 4 në Ligën A të Nations League, Spanja kryeson (7 pikë) e ndjekur nga Gjermania me 5 pikë, ndërkohë që Ukraina renditet e treta me 3 pikë, ndërsa Zvicra ka arritur të fitojë vetëm 1 pikë.