Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

“Nga java e ardhshme maska do të jetë e detyrueshme kudo”, Rama: Gjoba do të zbatohet te fatura e dritave

Nga A2 CNN
10 Tetor 2020, 10:33 | Aktualitet
“Nga java e ardhshme maska do të jetë e detyrueshme kudo”,

Mbajtja e maskës do të jetë e detyrueshme për t'u mbajtur në çdo ambient të mbyllur dhe të hapur edhe në Shqipëri, duke filluar nga java e ardhshme. Kryeministri Rama, njoftoi se gjoba ndëshkimore për ata që nuk e zbatojnë do të jetë në faturën e dritave.

Sipas Ramës, ky vendim merret që të mos mbyllet më vendi, shkollat, dyqanet dhe institucionet, e të ketë pasoja ekonomike.

“Nga java e ardhshme maska do të jetë e detyrueshme, kudo, në çdo mjedis, rrugë, hapësirë publike dhe masa ndëshkimore do të zbatohet tek të gjithë te fatura e dritrave. Mos të ketë anjë iluzion që do t'i shmangen gjobës.

Ky vendim merret që të mos mbyllet më vendi, shkollat dhe institucionet me pasoja ekonomike. Objektivi i çdo shqiptari duhet të jetë të mos rimbyllet në shtëpi, të mos mbyllë dyqanin, të mos mbyllë fëmijët”.

Kryeministri theksoi se, të mërkurën, do të publikohen masat ndëshkimore, për të gjithë ata që nuk mbajnë maskën.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani