Qëllohet me breshëri plumbash një lokal në Maminas, shoqërohen disa persona

Adorions 1100x620

Qëllohet me breshëri plumbash një lokal, në Maminas. Nga të dhënat paraprake, mësohet se ngjarja ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme, në derën e jashtme të objektit të shtetasit me iniciale L.Z., ndërkohë që nuk raportohet për të lënduar.

Policia e Durrësit njofton se janë shoqëruar disa persona të dyshuar për këtë ngjarje.

Vendngjarja

Informacioni i Policisë

Më datë 10.10.2020, rreth orës 04:05, në autostradën Tiranë-Durrës, në Maminas, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të derës së jashtme të një objekti, në pronësi të shtetasit L.Z,  duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Në ambientet e  Policisë Durrës janë shoqëruar disa shtetas të dyshuar për këtë ngjarje.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.