Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

“Qeveria ka rrëzuar veten”, Meta: I kam borxh Shqipërisë që t’i kthej sundimin e popullit përmes referendumit

Nga A2 CNN
10 Tetor 2020, 13:25 | Politikë
“Qeveria ka rrëzuar veten”, Meta: I kam borxh

Presidenti, Ilir Meta, ripërsëriti edhe njëherë qëndrimin e tij për zbatimin e marrëveshjes së 5 qershorit. Nga Kopliku, kreu i qeverisë deklaroi se mazhoranca ka shkatërruar Gjykatën Kushtetuese dhe ka kapur reformën në drejtësi. Sipas tij, socialistët e çuan dy herë presidentin në Venecia për të rrëmbyer edhe institucionin e Presidencës.

“Kush i ka çuar në Venecia presidenti apo pseudo mazhoranca, dy herë shkelësit dhe shkatërruesit e Gjykatës Kushtetuese dhe që kanë kapur reformën në drejtësi e çuan presidentin në Venecia, se menduan që do blinin dhe një opinion në Venecia për shkarkimin e presidentit dhe për të rrëmbyer të vetmin institucion të pavarur e të pamposhtur shqiptar”.

I pyetur nëse ka ndonjë plan për rrëzimin e qeverisë, Meta tha se qeveria ka rrëzuar veten sakohë që shkatërron procesin zgjedhor dhe i vë kazmën marrëveshjes së 5 qershorit. Kreu i qeverisë, theksoi se borxhi i vetëm që ai i ka vendit është të kthejë sundimin e popullit përmes referendumit.

https://a2news.com/2020/10/10/meta-nga-kopliku-rama-po-ve-ne-diskutim-sovranitetin-e-kosoves/

“Qeveria është rrëzuar prej kohësh. Ka rrëzuar veten dhe ka zero legjitimitet, sa kohë që shkatërron procesin zgjedhor dhe i vë kazmën marrëveshjes së 5 qershorit dhe kujton se me presione e blerje do të mund të minimizojë humbjen e vet.

Unë jam me 5 qershorin, jam president do i dal për zot vendit, shtetit me socialistët e ndershëm dhe opozitarët e ndershëm dhe ata që duan një Shqipëri normale.

Unë i kam borxh Shqipërisë që t’i kthej sundimin e popullit përmes referendumit. Këta i kanë hequr popullit çdo lloj mundësie, duan vetëm ta shtypin me banda e drejtorë që urdhërohen të bëjnë të njëjtën gjë me vartësit e tyre.”

https://a2news.com/2020/10/09/vijojne-replikat-rama-meta-per-dekoratat-e-shperndara-nga-presidenca/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani