Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Qeveria spanjolle shpall gjendjen e emergjencës në Madrid, kufizohen lëvizjet

Nga A2 CNN
10 Tetor 2020, 10:57 | Bota
Qeveria spanjolle shpall gjendjen e emergjencës në Madrid, kufizohen

Qeveria spanjolle ka deklaruar gjendjen e emergjencës në kryeqytetin Madrid, hap i parë për shpalljen e karantinës, për shkak të përhapjes së pandemisë.

Vendimi është kundërshtuar ashpër nga qeveria lokale, e cila i trembet efekteve tejet negative ekonomike të masave shtrënguese që mund të miratohen, dhe që do të çonte në mbylljen e aktiviteteve si bare, restorante, muze etj.

Masat e reja përfshijnë edhe kufizimin e lëvizjeve jashtë rajonit të Madridit dhe 8 qyteteve të tjera ku përhapja e COVID-19 po bëhet gjithmonë e më shqetësuese.  Do të zbatohet gjithashtu “rregulli i gjashtës”, pra ndalimi i grumbullimit të më shumë se 6 personave, edhe në ambientet e jashtme.  

A2 CNN Livestream

Dita jonë