Rama i përgjigjet Bashës për investimet në bujqësi: Në vitin 2020 rritja 165%

rama 5 1100x620

Kryeministri Rama i është përgjigjur me shifra kryedemokratit, Lulzim Basha, në lidhje me investimet dhe financimet në bujqësi. Përmes një videoje të postuar këtë mëngjes, kreu i qeverisë bëri një krahasim të investimeve në sektorin e bujqësië gjatë kohës së qeverisjes demokrate dhe socialiste, duke hedhur poshtë akuzat e Bashës të një dite më parë. Gjatë një takimi me fermerët dje në Fier dhe Lushnjë, Basha hedh akuza mbi qeverinë se ka lënë pas dore sektorin e bujqësisë dhe blegtorisë, për të cilat premtoi se me ardhjen në pushtet do të vendosë 100 milinë euro subvencione në vit për fermerët. Por, sipas kryeministrit, investimet në bujqësi janë rritur në vitin 2020 me 165%.

Postimi i plotë i Ramës në Facebook

“Mirëmëngjes dhe me pasagjerin e këndshëm VIP të trenit të vjetër të opozitës, si edhe pasqyrën e vetëm disa fakteve mes të djeshmes e të sotmes në Shqipërinë bujqësore, ju uroj një shikim e fundjavë të këndshme.

Në 2012 masat direkte të financimit për bujqësinë arrinin në 5.5 mln euro ndërsa në vitin 2020 buxheti arrin në 9.1 mln euro. Rritja është 165 %.

Në vitet 2008-2012 investimet në pika grumbullimi ishin 0, ndërsa nga viti 2013-2020 janë 123 përfitues me një shumë prej 20.8 mln euro.

Në vitin 2012 pika grumbullimi në Fier ishin 0 investime ndërsa në vitet 2013-2020 janë 31 përfitues me një shumë prej 7 mln euro.

Vetëm në vitin 2020 mbështetja direkte për qarkun e Fierit janë 860 mijë euro për 754 fermerë. Për mbështetjen

Raporti i Komisionit Europian thotë se implementimi i programit IPARD në Shqipëri pati një fillim të mirë të të gjithë kontratave të nënshkruara, ashtu si dhe vlerave respektive të kontraktuara. Autoritetet kombëtare mobilizuan burime për të shmangur tërheqjen e fondeve nga programi IPARD 2 në fund të 2019.