Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Rama: Kini parasysh këshillën e Klosit, ulni zërin në studio

Nga A2 CNN
10 Tetor 2020, 12:08 | Aktualitet

Kryeministri, Edi Rama, i ka këshilluar mediat që të dëgjojnë këshillën e ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, në lidhje me përhapjen e koronavirusit nëpërmjet muzikës dhe valëve. Në fund të konferencës për shtyp, ku paralajmëroi disa nga masat e qeverisë për parandalimin e përhapjes së virusit, kreu i qeverisë këshilloi mediat, duke qeshur, që ulja e zërit në studio televizive do të ishte një ndihmë e madhe.

“Sikur të ulet zëri në studio televizive, duke mbajtur parasysh këshillën e ministrit të Mjedisit, për punën e valëve, do të ishte dhe kjo një ndihmë e madhe”, u shpreh kryeministri, ndërsa njoftoi se mbajtja e maskës në çdo ambient, do të jetë e detyrueshme, që nga e enjtja, ndërkohë që të mërkurën do të publikohet akti normativ me masat e qeverisë.  

Rama paralajmëroi punonjësit e shtetit se masa për ta do të jetë më e rëndë, nëse nuk zbatohet.

“Askush të mos mendojë që gjobën do ta marrë era, dhe për punonjësit e shtetit masa do të jetë më e rëndë dhe duhet të tregojnë që do të jenë të parët që duhet të zbatojnë rregullat”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani