Reja: Asgjë nuk është e humbur, të gjitha skuadrat kanë nga 3 pikë

reja 1100x620
Reja 5,5

Trajneri i kombëtares sonë, Edi Reja, ka deklaruar në konferencën për shtyp përpara ndeshjes ndaj Kazakistanit se çdo gjë është e hapur në grupin ku bëjnë pjesë kuqezinjtë në Ligën e Kombeve.

“Pas fitores me Bjellorusinë, mendonim që të vijonim serinë e fitoreve edhe me Lituaninë. Por humbëm për shkak të një gabimi. Sipas meje, meritonim të paktën barazimin. Të gjithë kemi nga 3 pikë, asgjë nuk është humbur ende. Do të përpiqemi që të bëjmë një ndeshje të mirë ndaj Kazakistanit sepse i kemi mundësitë dhe kemi punuar mirë”, tha Reja.

“Pres një performancë të nivelit të lartë, duhet të jemi maksimalisht të përqendruar”, shtoi trajneri.

Shqipëria ndodhet në grupin 4 të Ligës C, së bashku me Kazakistanin, Bjellorusinë dhe Lituaninë.