Rëndohet situata në Francë, mbi 26 000 raste të reja në 24 orët e fundit

koronavirus 600x338

Vijon të përkeqësohet bilanci i koronavirusit në Francë. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 26 896 raste të reja me Covid-19.

Sa i përket viktimave, numri i ditës së sotme është 54, duke e çuar shifrën totale në 32 684.

Edhe në Holandë është shënuar numri më i lartë i rasteve në 24 orë, duke e kaluar për herë të parë shifrën 6000.

Alarmante shifrat edhe në Mbretërinë e Bashkuar, me 15 166 raste të reja me koronavirus në një ditë.