Rusia: Arritëm armëpushimin në Nagorno-Karabakh

lavrov 1100x620

Konflikti në Nagorno-Karamakh mund të ketë ardhur në një pikë kyçe. Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, gjatë natës së djeshme, ka deklaruar se Armenia dhe Azerbajxhani kanë dakordësuar, me të, termat e një armëpushimi i cili duhet të fillojë, sot në mesditë.

Lajmin e shumëpritur, Lavrov e shpalli pas një takimi të zgjatur rreth 10 orë me ministrat e Jashtëm të dy vendeve në luftë, armeni Zohrab Mnatsakanyan dhe azerbajxhanasi Jeyhun Bayramov, që gjithsesi preferuan të mos komentonin vendimin  e përbashkët.

Lavrov zbuloi se pjesë e meditacionit do të jetë edhe zyra bjelloruse e OSBE-së.

Pas një konflikti të ashpër në vitet ’90, që shkaktoi rreth 30 mijë viktima, Armenia dhe Azerbajxhani po përballen sërish për rajonin e Nagorno-Karabakhut, formalisht pjesë e Azerbajxhanit, por me një popullsi armene që kontrollon de facto territorin.

Sipas burimeve lokale, rreth 400 persona kanë gjetur vdekjen në dyluftimet e ditëve të fundit, mes tyre edhe dhjetëra civilë.  Armëpushimi i papritur me ndërmjetësimin e Lavrov  do të ishte një fitore e rëndësishme diplomatike edhe për Rusinë e Vladimir Putin.