Sulm me armë ndaj servisit në Qafë-Kashar, arrestohen autorët

policia 1 1100x620

Një sulm me armë ndaj një servisi të njohur, është raportuar, në të gdhirë të ditës së sotme, në Qafë-Kashar, ku për pasojë ka pasur vetëm dëme materiale. Policia njofton se pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë u vunë në ndjekje të mjetit të dyshuar dhe në bashkëpunim me Policinë e Durrësit, u arrestuan dy personat e dyshuar të ngjarjes tek “Ura e Dajlanit”.

Shërbimet e Policisë janë duke ushtruar kontroll të banesave të këtyre shtetasve si dhe vijon kontrolli në rrugën interurbane Tiranë-Durrës, pasi dyshohet se gjatë ndjekjes nga Policia këta shtetas kanë hedhur armën e zjarrit në rrugë.

Të arrestuarit do të shoqërohen në Drejtorinë Vendore Tiranë për veprime të mëtejshme.

Policia thekson se për arsye hetimi nuk bëhen me dije gjeneralitet e tyre deri në përfundim të veprimeve.