Transportonte 25 sirianë, arrestohet 37-vjeçari në Kukës

policiakukes 1100x620

Një 37-vjeçar, ka rënë në prangat e Policisë së Kukësit, pasi transportonte 25 sirianë, për të kaluar kufirin, kundrejt fitimit.

Policia njofton se 37-vjeçari me iniciale F.D. u arrestua në flagrancë, në vendin e quajtur Lugina e Drinit, me automjetin tip “Ford, furgon”, me të cilin po transportonte sirianët.

Ai do t’i ndihmonte shtetasit sirianë, që të kalonin kufirin në drejtim të Kosovës, në mënyrë të paligjshme.