Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Trump rikthehet në skenë pa maskë: Jam mirë

Nga A2 CNN
10 Tetor 2020, 22:24 | Bota

Pas disa ditësh izolimi, Donald Trump është kthyer në një event publik në Shtëpinë e Bardhë përpara mijëra personave (shumë prej tyre pa maska), të cilëve iu drejtua në distancë.

“Jam mirë”, tha Presidenti amerikan, i cili foli pa maskë përpara një turme njerëzish, shumica e të cilëve ishin me ngjyrë.

“Joe Biden ka tradhtuar votuesit afroamerikanë dhe hispanikë për më shumë se gjysmë shekulli. Nuk mund të lejojmë që vendi ynë të kthehet në një vend socialist”, tha Trump në fjalimin e tij.

Më pas, Trump vlerësoi edhe performancën e Mike Pence në debatin me Kamala Harris.

Ky ishte rikthimi zyrtar i Donald Trump në fushatë elektorale. Të hënën, Presidenti do të udhëtojë në Florida dhe një ditë më vonë në Pensilvani, dy shtete kyçe për zgjedhjet.



A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli