Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

U kapën me 78 klandestinë në kamion, arrestohen 4 persona

Nga A2 CNN
10 Tetor 2020, 11:57 | Aktualitet

Forcat e Policisë kanë arrestuar sot 4 shtetas shqiptarë të akuzuar për kalimin e paligjshëm të 78 klandestinëve, kundrejt përfitimit ekonomik.

Emigrantë tu identifikuan dje gjatë inspektimit të një kamioni me rimorkio, në afërsi të fshatit Leminot të Maliqit, konkretisht në aksin Korçë-Pogradec.

Emigrantët në Kapshticë

Të arrestuarit janë vëllezërit Amarildo dhe Endri Rrushi, 23 dhe 27 vjeçarë dhe banues në fshatin Stranik të Librazhdit, si dhe 30-vjeçari Renard Biçaku dhe 29 vjeçari Urim Bajrami, po nga Librazhdi, këto të fundit të dyshuar si bashkëpunëtorë, ndërkohë që shoferi i mjetit tip Ford ishte Amarildo Rrushi.   

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim".

https://a2news.com/2020/10/09/trafik-i-klandestineve-ndalohet-ne-korce-kamioni-me-dhjetera-refugjate/

Ndërkohë pjesë e emigrantëve të ndaluar, që vijnë kryesisht nga Lindja e Mesme, po mbahen në stacionin e Kapshticës. Bëhet fjalë për familjarë dhe të mitur, ndërkohë që të tjerët janë kthyer në Greqi.

A2 CNN Livestream

Dita jonë