Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

30-vjeçarja ndalohet në aeroportin e Londrës me 2 milionë paund në valixhe

Nga A2 CNN
11 Tetor 2020, 12:28 | Bota
30-vjeçarja ndalohet në aeroportin e Londrës me 2 milionë

Autoritetet policore në aeroportin e Heathrow në Londër ndaluan një grua e cila po përpiqej të udhëtonte drejt Dubait me rreth 2 milionë paund, të fshehura në 5 valixhet e saj.

30-vjeçarja, Tara Hanlon, u arrestua nga forcat kufitare në terminalin 2 të Heathrow së bashku me një grua tjetër 28-vjeçare nga Doncaster.

Menjëherë, ndaj dy grave ka nisur një hetim dhe sipas policisë kjo është sasia më e madhe e parave të sekuestruara gjatë vitit 2020.

Tashmë, 30-vjeçarja Tara Hanlon, pritet të dalë përpara gjykatës për veprën penale të pastrimit të parave.

A2 CNN Livestream

Dita jonë