Aksidentoi dy gra, pranga 21-vjeçarit në Vlorë

policia vlore 1100x620

Policia e Vlorës ka arrestuar një 21-vjeçar, i cili ka aksidentuar dy të moshuara.

Sikurse njofton policia, ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë në bulevardin “Ismail Qemali”, ku i riu duke drejtuar automjetin tip Citroen, ka aksidentuar shtetaset F.K., 65 vjeçe dhe Y.B., 60 vjeçe, të dyja banuese në Vlorë.

Fatmirësisht gratë i shpëtuan përplasjes dhe gjenden jashtë rrezikut për jetën.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.