Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Atentati ndaj shefit të Policisë Bashkiake në Malësinë e Madhe, gjendet motori i autorit

Nga A2 CNN
11 Tetor 2020, 21:20 | Kronikë
Atentati ndaj shefit të Policisë Bashkiake në Malësinë

Mësohet se 3 persona janë shoqëruar nga Policia e Shkodrës për ngjarjen e rëndë të ndodhur mesditën e së dielës, ku mbetën të plagosur rëndë shefi i Policisë Bashkiake në Malësinë e Madhe, Mentor Hasanaj dhe i ati i tij, Xhelali.

Personat e shoqëruar mendohet se kanë dijeni për ngjarjen. Ndërkohë, policia ka arritur të gjejë edhe motorin me të cilin mendohet se ka lëvizur autori që kreu atentatin. Ai është gjetur rreth 500 metra larg vendit të ngjarjes pasditen e sotme.

Babë e bir ishin duke udhëtuar me makinën e Policisë Bashkiake kur u qëlluar me breshëri automatiku nga një person me motor, i cili më pas u largua me shpejtësi. Mësohet se shefi i Policisë Bashkiake të Malësisë së Madhe, Mentor Hasani është transportuar drejt spitalit të Tiranës, pasi gjendja e tij shëndetësore është shumë e rëndë.

https://a2news.com/2020/10/11/plagosen-me-arme-zjarri-shefi-i-policise-bashkiake-ne-malesine-e-madhe-dhe-i-ati/

A2 CNN Livestream

Dita jonë