Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 31%
  • Më i zënë në punë 38%
  • Ndihmon në shtëpi 31%

Barazimi me Kazakistanin, Reja: Nuk jam i kënaqur me pikën, i njihja pak lojtarët

Nga A2 CNN
11 Tetor 2020, 17:41 | Futboll
Barazimi me Kazakistanin, Reja: Nuk jam i kënaqur me pikën, i njihja

“Unë nuk jam i kënaqur me 1 pikë. Nëse e keni parë ndeshjen, kemi bërë disa raste për shënim. Nëse nuk shtyjmë shumë nga mesfusha në sulm, do hasim vështirësi në finalizim. Patëm shumë vështirësi, pasi patëm shumë mungesa të rëndësishme. Ishin 10 lojtarë që i njihja shumë pak. Duhet pasur parasysh paraqitja. Kemi edhe ndeshje të tjera, do të përpiqemi të marrim maksimumin në ndeshjet e tjera”.

Kështu u shpreh trajneri i Shqipërisë, Edy Reja, pas barazimit pa gola në Kazakistan, në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Ai thekson se nëse skuadra do të kishte eksperiencë, atëherë do të kishte ardhur edhe fitorja, duke qenë se rastet për shënim nuk munguan.

“Ne i patëm rastet tona, por nuk arritëm të shënonim. Bëmë një ndeshje të mirë. Broja dhe Kallaku bënë paraqitje të mira. Në përgjithësi kemi bërë paraqitje të mirë, por nuk konkretizuam dot. Po të kishim pak më shumë eksperiencë, mund të kishim bërë më mirë. Më vjen keq për Seferin dhe Brojën që mund të kishin shënuar. Duhet ta kuptojmë skuadrën”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë