Bojkoti drejt fundit, Brdarić: kampionati nis javën e ardhshme, Vllaznia gati

Kampionati do të nisë javën e ardhshme, menjëherë pas angazhimit të përfaqësueseve në Ligën e Kombeve.

Lajmi konfirmohet nga trajneri i Vllaznisë, Thomas Brdarić. “Dua të shoh të njëjtin përkushtim si në këtë situatë, që nuk është aspak e lehtë. Kemi vendosur shumë objektiva për këtë sezon, rruga është e gjatë, por do të jemi shumë konkurrues. E njoh më mirë kundërshtarin, por edhe skuadrën time, kur ka mbetur vetëm një javë përpara startit të kampionatit”, tha trajneri.

Për sponsorin e kuqebluve, Alban Xhaferi, situata që ka ndikuar deri te bojkoti i kampionatit duhet të zgjidhet sa më shpejt.

Shqetësim tjetër në Shkodër është infektimi nga koronavirus i tre futbollistëve dhe zv.trajnerit Plori, ndërsa pjesa tjetër e skuadrës pret përgjigjet e tamponëve.