Hamilton barazon rekordin e Schumacher, triumfon edhe në Nuerburgring

Lewis Hamilton shkruan një tjetër histori suksesi në Formula 1. Kampioni britanik fitoi garën në Nurburgring, duke regjistruar triumfin e 91-të në karrierë dhe barazoi rekordin e Michael Schumacher.

Një arritje e pilotit të Mercedes, në pritje të titullit të shtatë botëror, për të barazuar edhe një tjetër arritje të legjendës së garave.

Pas Hamilton në podium u ngjitën edhe Max Verstappen dhe Daniel Ricciardo, ndërsa Ferrari u klasifikua në zonën epikëve, ku Charles Leclerc u renditet i shtati, ndërsa Vettel vetëm i 11-ti.