Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Italia dominon në Poloni, por nuk fiton. Edhe Francë-Portugali mbyllet pa gola

Nga A2 CNN
11 Tetor 2020, 22:38 | Futboll
Italia dominon në Poloni, por nuk fiton. Edhe Francë-Portugali mbyllet

Edhe pse ka dominuar gjatë gjithë takimit, Italia nuk ka arritur të marrë 3 pikët e radhës në transfertën e vështirë të Polonisë.

Skuadra e Mancinit zhvilloi një takim të mirë, por pa mundur dot të konkretizoi në gol asnjë nga rastet e krijuara. Në anën tjetër, Polonia me Lewandowskin në sulm krijoi shumë pak raste dhe ato të ndalura nga mbrojtja e kaltër.

Ndërkohë, edhe ndeshja tjetër, përballja më e rëndësishme e kësaj mbrëmje në Ligën e Kombeve, ajo mes Francës dhe Portugalisë së Ronaldos u mbyll pa gola. Edhe pse dy ekipe të mbushura me yje, sërish askush nuk arriti ta dërgonte topin në rrjetë, duke ndarë në fund nga një pikë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë