Kombëtarja me mision për 3 pikë në Kazakistan

kombetarja stervitje 1 1 600x338

Sot, në orën 15:00, Kombëtarja Shqiptare e Futbollit do të ndeshet me Kazakistanin në Ligën e Kombeve, në një takim ku synimi i vetëm është marrja e 3 pikëve.

Aktualisht në grupin ku Shqipëria bën pjesë të gjitha ekipet janë me nga 4 pikë, kështu që kjo ndeshje është shumë e rëndësishme për vijimin e garës për vendin e parë.

Trajneri Reja shkon me shumë lojtarë të rinj në këtë takim, ku disa prej legjionarëve janë lënë jashtë dhe për arsyen e shkeljes së grumbullimit në ndeshjen ndaj Lituanisë.

Tekniku italian u shpreh në konferencë për shtyp një ditë më parë se e njeh mirë kundërshtarin dhe premtoi se do të bëjë të pamundurën për të mos dalë pa pikë ndaj Kazakistanit.