Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Ky film ndryshoi seksualitetin e Demi Lovatos: Shkruaja këngë për vajza

Nga A2 CNN
11 Tetor 2020, 12:06 | Showbiz
Ky film ndryshoi seksualitetin e Demi Lovatos: Shkruaja këngë për

Demi Lovato tregoi se nisi të kuptonte më shumë mbi seksualitetin e saj të paqëndrueshëm, falë një skene klasike tek filmi “Cruel Intentions” të vitit 1999.

“Ndodhi kur isha shumë e re dhe po shihja Cruel Intentions, që përfundimisht, s’duhej të isha duke e parë në atë moshë dhe ishte ajo skena ku ato puthen në lëndinën e parkut”, rrëfeu ylli i popit, gjatë eventit “Coming Out 2020” të Facebook.

Momenti i filmit të cilit, Dem i referohet është puthja ikonike e Sarah Michelle Gellar dhe Selma Blair. “Mendova, prit pak, mua po më pëlqen shumë kjo. Dua ta provoj. Dhe kur isha 17 vjeç, sigurisht, e provova.”, shtoi ajo.

Lovato vazhdoi të shpjegojë sesi seksualiteti ka ndikuar këngët e saj, dhe la të kuptohet se fansat nuk e kanë kuptuar se disa këngë dashurie, në të vërtetë iu janë dedikuar grave. "Kishte raste që shkruaja këngë për vajzat dhe fansat e mi mendonin se i shkruaja për djemtë. Jam e befasuar si disa prej tyre nuk e kuptonin se disa nga këngët e mia ishin për njerëz të caktuar. Unë po i ndaja eksperiencat e mia me botën, megjithatë nuk isha plotësisht e qartë me ato që thoja. Sidoqoftë, muzika ka qenë e vetmja hapësirë e sigurt për mua.”

"Të gjitha këngët e mia janë të bazuara në përvojat personale. Nuk mendoj se është e gabuar të eksperimentosh.”, shtoi ajo.

A2 CNN Livestream

Dita jonë