Maskat në ambientet jashtë, qytetarët pro dhe kundër mbajtjes në Kukës

Në Kukës, një pjesë e mirë e qytetarëve pajtohen me mbajtjen e maskës në çdo ambient dhe e mirëpresin ndryshimin e protokollit të masave anti-Covid që do të futet në fuqi.

Ka edhe nga ata qytetarë që thonë se në ambientet ku nuk ka shumë lëvizje nuk duhet mbajtur maska.

Me uljen e temperaturave rreziku i infektimit dhe pasoja që lë virusi te njerëzit bëhen më të ndjeshme dhe për këtë arsye qeveria ka vendosur mbajtjen e maskave edhe në ambiente të hapura.