Me fustan nusërie dhe prift me vete, vajza “kërcënon” të fejuarin në punë: Të martohemi ose të ndahemi

Untitled collage 22 1100x620

Një grua shkoi te puna e të fejuarit të saj, e veshur me fustan nusërie, dhe i kërkoi që të martoheshin menjëherë.

Video e postuar në TikTok, shfaq nusen teksa futet në dyqan duke mbajtur një buqetë në dorë, shoqëruar nga një prift dhe mikesha e saj e ngushtë.

Në pjesën e dytë të videos, gruaja ende e paidentifikuar dëgjohet të thotë:

“Ti ma vendose këtë unazë në gishtin tim dy vjet më parë dhe është koha ta bëjmë këtë ose të ndahemi”.

Më tej ajo kërcënon të fejuarin se nëse nuk martohen në ato momente, ajo do të ndahet prej tij dhe do e mbyllë kapitullin e tyre njëherë e përgjithmonë.

Kur nusja vëren turmën e njerëzve që po e shohin të çuditur, ajo i përshëndet dhe u thotë se thjesht po e detyron të fejuarin e saj ‘të përkushtohet’ ose të ndahet.

Pas kësaj skene aspak të zakonshme, i fejuari e pyet nëse ata mund të vazhdojnë bisedën jashtë dhe nusja bie dakord.

Fatkeqësisht, nuk ka një pjesë të tretë të videos, që tregon nëse çifti u martuan apo jo dhe ende nuk dihet nëse video ishte e vërtetë apo thjesht një lojë.