Me maska apo pa maska? Institucionet amerikane në “luftë”, Task Forca kundër maskës në publik

33922556 8800181 Sporting his rarely worn mask President Trump walked to a helico a 11 1601689464499 600x338

Ndryshe nga Shqipëria, ku nga kjo javë, maska do të jetë e detyrueshme edhe në ambiente të hapura, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka qenë vetë qeveria ajo që ka bllokuar urdhrin e nxjerrë nga Qendra për Parandalimin dhe Kontrollin e sëmundjeve, për mbajtjen e maskës në mënyrë të detyrueshme.

Lajmi u raportua nga “New York Times”. Sipas medias amerikane, Qendra e Sëmundjeve kishte planifikuar të nxirrte një urdhër, sipas të cilit çdo punonjës apo udhëtar, do të ishte i detyruar të mbante një maskë mbrojtëse në transportin publik, në avionë, trena, autobusë e metro. Por në mënyrë të menjëhershme, urdhri është bllokuar nga kreu i Task Forcës kundër koronavirusit në Shtëpinë e Bardhë, që drejtohet nga zv. presidenti Mike Pence.

Teksa refuzonte urdhrin, Task Forca është shprehur: “Vendimi për mbajtjen e maskës në mënyrë të detyrueshme i takon shteteve”. Edhe në Amerikë, qytetarët janë të ndarë, mes atyre që e duan maskën të detyrueshme pasi vetëm kështu ndihen të mbrojtur. “New York Times” zbulon se sipas sondazheve, amerikanët ndjejnë se mbajtja apo jo e maskës, në këtë moment, është kthyer më shumë në një çështje politike.