Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Mjeku i Trump: Nuk rrezikon të përhapë virusin. Virologët: Është ende pozitiv

Nga A2 CNN
11 Tetor 2020, 07:54 | Bota
Mjeku i Trump: Nuk rrezikon të përhapë virusin. Virologët:

Donald Trump “nuk është më i rrezikshëm për transmetimin” e virusit tek të tjerët. Kështu deklaron mjeku i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Sean Conley.

“10 ditë që nga nisja e simptomave, pa temperaturë prej më shumë se 24 orësh, në gjendje të mirë, tregojnë se nuk ka asnjë lloj virusi aktiv që po riprodhohet. Ndërkohë që testimet tregojnë një ulje të ngarkesës virale”, shtoi mjeku.

Ndërkohë që shumë virologë, të kontaktuar nga mediat amerikane, kanë arritur në konkluzionin se kreu i Shtëpisë së Bardhë është ende pozitiv me koronavirus. Në fakt, nuk përmendet e vërteta që presidenti i SHBA i është nënshtruar tamponëve të tjerë dhe se këto kanë qenë negativë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli