MotoGP, sukses i Petrucci, podiumi i parë për Marquez

petrucci 1100x620

Në shiun e Le Manshit, Çmimi i Madh i Francës në MotoGP u fitua nga Danilo Petrucci me Dukati. Suksesi i parë për pilotin italian, në etapën e nëntë të Botërorit.

Petrucci e mbylli garën përpara Alex Marquez, vëllait të kampionit Mark Markez, i cili regjistroi podiumin e parë në karrierë në klasin mbretëreshë për motorë.

Në podium hipi edhe Espargaro. Quartararo vijon të mbajë kreun e renditjes botërore, me gjithë pozicionimin në vendin e nëntë, ndërsa Valentino Rossi zhgënjeu sërish, duke rënë nga motori prej fillimit të garës.