Përplasen dy avionë në Francë, raportohen viktima

Një aksident ajror është regjistruar, mbrëmjen e së shtunës, në Francë, ku dy avionë të vegjël u përplasën me njëri-tjetrin në qiell dhe për pasojë humbën jetën 5 persona.

Në aksident u përfshinë, një avion i vogël me dy persona në bord dhe një avion turistik, DA40 ku ishin 3 persona. Ngjarja u regjistrua në Loches, një rajon në perëndim të Francës.

Pas kontaktit në ajër, një nga mjetet fluturuese ra pranë një gardhi të një shtëpie, ndërsa tjetri u përplas në një zonë të pabanuar. Fatkeqësisht të 5-të pasagjerët vdiqën.