Presidenti Meta viziton “5 Heronjtë e Vigut”: Tradhtarët nuk do ia dalin të cenojnë veprën e tyre

Untitled collage 2020 10 11T101205.343 1100x620

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka vizituar, mëngjesin e së dielës, monumentin e “5 Heronjve të Vigut” në qytetin e Shkodrës.

Kreu i Shtetit u shpreh se populli shqiptar nuk do t’i harrojë kurrë bijtë e tij që u sakrifikuan për Shqipërinë e lirë dhe demokratike, ndërsa shtoi se tradhtarët nuk do munden të cenojnë veprën e tyre.

Postimi i Presidentit Meta

Sa herë e vizitoj Shkodrën, nuk mund të mos ndalem tek monumenti i “5 Heronjve të Vigut” për t’u përulur me respekt e nderim të thellë para jetës e veprës së bijve më të shquar të saj, të Lezhës dhe Mirditës, të cilët dhanë jetën për Çlirimin e Atdheut.

Populli i Shkodrës dhe populli shqiptar nuk do t’i harrojë kurrë bijat dhe bijtë e saj më të mirë, të cilët sakrifikuan gjithçka për Shqipërinë e lirë, sovrane dhe demokratike.

Tradhëtarët dhe gjakprishurit kurrë nuk do t’ia dalin të cenojnë dinjitetin dhe veprën e Heronjve dhe Dëshmorëve të Kombit që ndriçon rrugën tonë drejt së ardhmes së sigurt europiane.

I paharruar dhe i përjetshëm kujtimi i 5 Heronjve të Vigut dhe i të gjithë Dëshmorëve të Atdheut!