Prifti kryen marrëdhënie seksuale me 2 pornostare në kishë, Kryepeshkopata djeg altarin

Media britanike, Daily Mail, raporton se Kryepeshkopata e Nju Orlinsit vendosi të djegë një altar mbi të cilin raportohet se u kap një prift duke performuar akte seksuale me dy aktore pornografie.

Prifti 37-vjeçar, Clark, u arrestua ndërsa kryente marrëdhënie seksuale me dy aktore të filmave për të rritur në kishën katolike “Saints Peter and Paul Roman” më 30 shtator, akt të cilin, gjithashtu, po e filmonte.

Për këtë incident të rëndë, për kishën, reagoi dhe kryepeshkopi Gregory Aymond, i cili dënoi ashpër aktin e kryer nga prifti Travis Clark. “Shumë njerëz ndjehen të zhgënjyer dhe të tradhtuar nga kjo ngjarje dhe unë ndjej të njëjtën gjë si vëllezërit e tjerë priftërinj”, tha arqipeshkvi.

Ngjarja u zbulua, rastësisht, nga një kalimtar i cili u afrua në dritaren e kishës pasi pa dritat ndezur. Dëshmitari pa prej dritares skenën ku shfaqeshin dy femrat me korse dhe priftin, pjesërisht, të zhveshur mbi altar. Menjëherë, u lajmëruan autoritetet dhe prifti, së bashku, me dy vajza u vunë në pranga për akte të turpshme në ambiente publike.