Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Rama rikthen bashkëbisedimin me qytetarët nga Facebooku: Taksat ua hoqëm, tani maskat i keni me detyrim

Nga A2 CNN
11 Tetor 2020, 13:46 | Politikë
Rama rikthen bashkëbisedimin me qytetarët nga Facebooku: Taksat ua

Një ditë pas marrjes së vendimit për maskat me detyrim edhe në ambientet e jashtme, dhe disa kohë pasi ishte harruar një metodë që kryeministri e futi si risi, bashkëbisedimin me qytetarët live përmes rrjeteve sociale, sot Rama u shfaq pa maskë dhe prej një ambienti në natyrë të hapur teksa priste pyetjet dhe shqetësimet e qytetarëve brenda dhe jashtë atdheut.

Teksa i përgjigjet një të riu, i cili siç thotë ka një biznes të vogël, kryeministri i ka dhënë edhe njëherë jetë vendimit për maskat duke thënë se më shumë së kaq qeveria nuk ka ç’të bëjë më.

“Tani miku im, taksat zero, TVSH zero, pagën e luftës e dhamë në atë moment që ishit krejtësisht të mbyllur. Nuk e di çfarë mund të bëj akoma qeveria për ju, ndërkohë që ju dhe të gjithë ne së bashku, kemi në dorë të bëjmë diçka të madhe, që të respektojmë rregullat dhe të vendosim maskat, e cila do të jetë e detyrueshme nga dita e enjte, në mënyrë që larg qoftë të mos jemi të detyruar të mbyllemi përsëri”, tha Rama.

Madje për këtë, në fund të bisedës ka marrë dhe një falenderim nga një qytetar italian që punon në Shqipëri, i cili rastësisht, vetëm dje mësoi se qeveria zeroi taksën për bizneset e vogla.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu