Rreziku në Europë, shtohen në nivel rekord rastet e reja, Franca dhe Britania në alarm

Rreziku nga Covid-19 në Europë po rritet nga dita në dita, me shtimin e rasteve të reja ditore, në nivel rekord.

Republika Çeke regjistroi 8618 raste të reja ditore. Edhe Holanda regjistroi shifra rekord, me 6504 raste ditore. 5300 persona rezultuan pozitiv brenda 24 orëve në Poloni.

Rekord vendosi edhe Rumania, me mbi 3500 raste të reja. E njëjta situatë problematike, që këtë javë nuk është shoqëruar me asnjë masë shtesë sigurie, edhe pas diskutimeve të gjata, regjistroi edhe Portugalia e Hungaria, ku vatra infeksioni ditët e fundit janë shënuar kryesisht në kopshte e shkolla.

Ndërkohë, sipas OBSH, në mbarë botën ka arritur në mbi 36.7 milionë numri i të infektuarve. Amerika mbetet rajoni më i prekur, me thuajse gjysmën e numrit të të infektuarve, ndjekur nga Azia juglindore dhe Europa.