Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Shifra alarmante në Maqedoninë e Veriut, 7 të vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit

Nga A2 CNN
11 Tetor 2020, 18:55 | Ballkani
Shifra alarmante në Maqedoninë e Veriut, 7 të vdekur nga

Maqedonia e Veriut po përballet sërish me shifra të larta të infektuarish me koronavirus. Vetëm në 24 orët e fundit, në shtetin fqinj janë raportuar 383 persona të prekur nga 1648 teste të kryera.

Qyteti më i prekur vijon të jetë Shkupi, ku ditën e fundit kanë rezultuar 201 të infektuar.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 7 persona të prekur me koronavirus, ndërsa fatmirësisht janë shëruar 95 qytetarë.

Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoninë e Veriut janë infektuar 20,937 persona, ndërsa e kanë humbur jetën 792 persona.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli