Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Shkolla në pandemi, Vokshi: Mësuesit në mëshirë të fatit, nuk iu paguhen orët shtesë

Nga A2 CNN
11 Tetor 2020, 14:13 | Politikë
Shkolla në pandemi, Vokshi: Mësuesit në mëshirë të

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka akuzuar qeverinë se në kushtet e vështira të pandemisë ka lënë në mëshirë të fatit, pa mbrojtje të gjithë mësuesit.

Sipas Vokshit, të detyruar nga kushtet dhe protokollet e sigurisë, mësuesit janë duke punuar më shumë, ndërkohë që qeveria nuk po iu paguan orët shtesë.

“Të nënvlerësuar, të nëpërkëmbur dhe të keqtrajtuar qeveria i detyron të punojnë si skllevër, pa i paguar mësuesit për të gjitha orët shtesë të punës Për shkak të pandemisë, i kanë detyruar të punojnë dyfishin e normës së tyre. Një mësues jep mbi 40 orë mësim në një javë në kushte të vështira, me maskë, me stres, pa kushtet minimale të sigurisë, pasi në shkolla nuk ka ujë, as dezinfektantë. Dhe në fund të muajit, mësuesit nuk paguhen për mundin e tyre”, deklaroi Vokshi.

Albana Vokshi, gjithashtu, akuzoi drejtpërdrejt Ministren e Arsimit se po mashtron opinionin publik si për pagesën e orëve shtesë të mësuesve, ashtu edhe për përmasat e përhapjes së COVID-19 nëpër institucionet e arsimit shkollor apo parashkollor.

A2 CNN Livestream

Dita jonë