Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Surpriza e djalit të Schumacher emocionon Hamilton

Nga A2 CNN
11 Tetor 2020, 19:16 | Sporte të tjera

Nuk janë të shumtë ata që kanë arritur të kapin në befasi gjatë viteve të fundit Lewis Hamilton në Formula 1, por Mick Schumacher, e bëri një gjë të tillë.

Djali i legjendës së F1, Michael Schumacher, surprizoi britanikun teksa ky i fundit ishte duke folur për mediat pas triumfit të tij të 71-të në karrierë, duke barazuar në këtë mënyrë rekordin e legjendës gjermane. Mick i dhuroi Hamilton një nga kaskat e babait të tij me Mercedes nga vitit 2012.

https://a2news.com/2020/10/11/hamilton-barazon-rekordin-e-schumacher-triumfon-edhe-ne-nuerburgring/

Tej mase i emocionuar, Hamilton, i cili zëvendësoi Schumacher në ekip në vitin 2013, u shpreh se ai kurrë nuk e kishte ëndërruar se do të arrinte ndonjëherë rekordin e Michael.

Aktualisht, Mick Schumacher udhëheq kampionatin në F2, ndërsa sezonin e ardhshëm mund të kemi edhe debutimin e tij në Formula 1.

A2 CNN Livestream

Dita jonë