Tentoi të vrasë të miturin, pranga 54-vjeçarit në Korçë

1 68 1100x620

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasje me dashje, mbetur në tentativë dhe plagosja me dashje, janë arrestuar nga policia në Korçë.

Në pranga ra 54-vjeçari, Kasem Sardi, banues në fshatin Këmbëthekër, Maliq, pasi 6 ditë më parë, për motive të dobëta ka tentuar të vrasë një 17-vjeçar, duke e goditur me mjet prerës në kokë.

Fatmirësisht, i mituri pasi ka marrë mjekimin në Spitalin e Korçës është larguar drejt banesës, në gjendje të mirë shëndetësore.

Policia arrestoi gjithashtu 46-vjeçarin Enrik Islami, banues në Korçë, pasi tri ditë më parë ka goditur për motive të dobëta me thikë në këmbë, një 28-vjeçar, banues në Korçë, i cili pasi ka marrë mjekim në Spitalin e Korçës, është larguar në banesë.