Tjetër rekord rastesh ditore në botë nga koronavirusi

KR BOTA PARA DHE PAS KORONAVIRUSIT CLEAN frame 7547 1100x620

Vijon prej 3 ditësh të shënohet rekord rastesh ditore në botë si pasojë e pandemisë së koronavirusit.

Organizata Botërore e Shëndetësisë njofton se të shtunën u regjistruan 383 mijë raste të reja me koronavirus ose e thënë ndryshe 7.9% më shumë se një ditë më parë.

Tashmë pandemia ka marrë një vrull të ri me ardhjen e vjeshtës dhe për këtë arsye shumë vende kanë nisur të aplikojnë masa të reja për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të saj.

Sipas universitetit Johns Hopkins tashmë në botë raportohen më shumë se 37 milionë të infektuar.